Program për Windows

PC Braille Keyboard

Shkruaj në kompjuter me një tastierë Braille me 6 pika duke përdorur tastet FDS dhe JKL.

  • Për Windows
  • Shqip dhe anglisht
  • Braille me 6 pika
Ikona e PC Braille Keyboard

Shkrim Braille me tastierën që ke

01

I përshtatshëm për çdo PC

PC Braille Keyboard punon në kompjuterë me sistem Windows dhe instalohet lehtësisht.

02

Gjashtë taste kryesore

Tastet FDS dhe JKL përfaqësojnë gjashtë pikat e sistemit Braille.

03

Shkronja dhe numra

Ndrysho shpejt mes shkronjave të vogla, të mëdha dhe numrave.

Çfarë është PC Braille Keyboard?

PC Braille Keyboard është një program për kompjuterë me Windows që lehtëson përdorimin e tastierës për personat me aftësi të kufizuara. Programi e kthen tastierën e kompjuterit në një tastierë Braille me 6 pika.

Tastet e shkronjave çaktivizohen, përveç F, D, S, J, K dhe L. Këto gjashtë taste përfaqësojnë gjashtë pikat Braille: F është pika 1, D pika 2, S pika 3, J pika 4, K pika 5 dhe L pika 6.

Programi nis me shkronja të vogla. Shtypni Caps Lock ose F2 për shkronja të mëdha. Shtypni Num Lock ose F3 për numra. Kalimi në një mënyrë të re e çaktivizon automatikisht mënyrën e mëparshme.

Pasi ta instaloni programin, shtypni F1 për udhëzimet e plota të përdorimit.

Shkarko

Zgjidh gjuhën

Programi është i disponueshëm për Windows në shqip dhe anglisht.

Për ndihmë me instalimin ose përdorimin, na kontaktoni në kontakt@eklips.al.