PC Braille Keyboard AL

9 Keys

PC Braille Keyboard

PC Braille Keyboard

Akses i shpejtë për të shkruan në PC

I përshtatshëm për çdo PC

PC Braille Keyboard është i përshtatshëm për çdo PC me sistem Windows dhe është lehtësisht i instalueshëm.

I lehtë për tu përdorur

Kthen numrat e tastierës (NumPed) të PC në tastier "9 keys" ku çdo numër përmban edhe shkrojna në bazë të alfabetit .

Suport për çdo gjuhë

Eklips Accessibility ofron suport dhe mbështeje të vazhdueshme për programin dhe shtimin e vazhdueshëm të gjuhëve.

Çfarë është PC Braille Keyboard?

PC Braille Keyboard është një program për PC me sistem Windows , që lehtëson përdorimin e tastierës për personat me aftësi të kufizuara. Ky program kthen tasiterë e kompjuterit në tasiterë Brail me 6 pika, ku të gjitha gërmat janë çaktivizuar përveç gërmave FDS JKL .

Gërmat FDS JKL janë 6 pikat Brail. Ku: "F" është pika 1 "D" është pika 2 , "S" është pika 3 , "J" është pika 4 , 'K' është pika 5 dhe "L" është pika 6.

PC Braille Keyboard fillon gjithmonë me gërma të vogëla. Për ti ndezur gërmat e mëdha ju duhet të shtypni "CapsLock" ose "F2". Nëse dëshironi të shkruani sërisht me gërma të vogëla mjafton të shtypni "CapsLock" ose "F2" dhe tasiera do të kthehet me gërma të vogëla. Për të shkruar numrat ju duhet të shtypni "NumLock" ose "F3". Për të shkruar sërisht gërma të vogëla fikini numrat duke shtypur "NumLock" ose "F3". Nëse dëshironi të shkruani gërma të mëdha kur numrat janë ndezur mjafton të shtypni "CapsLock" ose "F2" dhe numrat do te fiken në mënyrë automatike.

Për më shumë info mbi përdorimin e programit, shtypni "F1" pasi të keni instaluar programin.

Shkarko

Shkarko në gjuhën që dëshironi.

Shqip 2A
English 2A




logo